Gamze Türkoğlu Oğuz
17 Korrik 2017•Përditësim: 18 Korrik 2017
MADRID (AA) – Në aksidentin që ndodhi nga përplasja e dy vagonëve në një park lojrash në Madrid, kryeqytetin e Spanjës, janë plagosur 33 persona, prej të cilëve gjashtë fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e emergjencës thonë se fatkeqësia ka ndodhur në parkun e argëtimit "Parque de Atracciones" dhe se në mesin e të lënduarve 6 janë fëmijë të moshës nën 10 vjeç.
Në spital janë shtruar 27 persona të plagosur, por gjendja e tyre nuk është kritike.
Menaxherët e parkut në një deklaratë për agjencinë spanjolle 'Europa Press' thonë se rollercoasteri në të cilin ka ndodhur aksidenti ka kaluar kontrollet e përditshme të sigurisë.