Emel Öz Gözellik
22 Korrik 2017•Përditësim: 23 Korrik 2017
MADRID (AA) - Janë shpëtuar 57 migrantë ilegalë në hapësirat detare të Spanjës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Njësia e Shpëtimit Detar thuhet se janë shpëtuar 57 migrantë ilegalë të cilët kanë ardhur nga Maroku dhe janë përpjekur të kalojnë Detin Mesdhe me dy anije.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, që nga fillimi i këtij viti 101 mijë e 266 migrantë ilegalë kanë mbërritur në Evropë duke e kaluar Detin Mesdhe.