Şenhan Bolelli
28 Maj 2016•Përditësim: 29 Maj 2016
MADRID (AA) - Në disa qytete të Spanjës u protestua kundër masave shtrënguese të zbatuara për shkak të krizës ekonomike në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Në protestat e organizuara në rreth 30 qytete të Spanjës, si në Almeria, Barcelona, Cadiz, Cordoba, Granada, Huelva, Las Palmas, Malaga, Sevilla, Valladolid, Valencia, Zaragoza, Murcia dhe Madridi, tema "Për kryengritje demokratike të popujve të Evropës dhe Solidariteti" ishte në fokus.
Në protestat të cilët u organizuan me thirrjen e rreth 125 OJQ-ve nga e gjithë vendi dhe e emëruar si ''Kryengritja e 28 Majit'' u bë thirrje për "Për punë, bukë, shtëpi dhe një jetë dinjitoze dhe për fundin e masave shtrënguese''.
Protestuesit shprehen se të drejtat sociale dhe liritë e tyre i kanë humbur për shkak të politikave të masave shtrënguese të zbatuara për shkak të krizës ekonomike e cila ka filluar në vitin 2008.
Në protesta është folur edhe për skandalet e korrupsionit në Spanjë, papunësinë dhe rrezikun e varfërisë. Gjithashtu u bë të ditur se janë kundër Partneritetit të Tregtisë dhe Investimeve Transatlantik (TTIP) dhe Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse Ekonomike dhe Tregtare (CETA).
Gjithashtu gjatë protestave u kritikuan edhe qeveritë e shteteve anëtare të BE-së për shkak të qëndrimit të tyre dhe vendimeve politike për krizën e refugjatëve në Evropë.