Ekip
05 Tetor 2017•Përditësim: 05 Tetor 2017
MADRID (AA) – Gjykata në Spanjë ka dhënë ndalesë të përkohshme të mbajtjes së seancës së Parlamentit katalonjas për javën e ardhshme, në të cilën pritej që zyrtarët rajonal të votojnë për vendimin e shpalljes së pavarësisë nga Spanja, transmeton Anadolu Agency (AA).
Blloku socialist opozitar në Parlamentin rajonal, në të cilin forcat separatiste kanë shumicë të ngushtë, bëri thirrje për bllokim të seancës mbajtja e së cilës planifikohet për të hënën.
Juristët po ashtu paralajmëruan Parlamentin rajonal se seanca do të jetë e kundërligjshme, meqë në të duhet të debatohet për rezultatet e referendumit, të mbajtur më 1 tetor, të cilin Gjykata Kushtetuese e Spanjës e pezulloi.
Referendumi i së dielës për pavarësinë e Katalonjës shkaktoi krizë të madhe politike në Spanjë.