Emel Öz
22 Shkurt 2022•Përditësim: 23 Shkurt 2022
Kompania amerikane e hapësirës ajrore SpaceX lëshoi me sukses 46 satelitë në hapësirë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Raketa Falcon 9 u ngrit nga Kompleksi Hapësinor 40 në Stacionin e Forcave Ajrore "Cape Canaveral" në Florida në orën 9:44 të mëngjesit sipas kohës lokale, bëri të ditur sipas Space.com.
Ky ishte fluturimi i 11-të i kryer nga raketa Falcon 9.
"Në përgjithësi, një lajm i mirë, ne jemi tani në pritje të vendosjes së 46 satelitëve tanë Starlink, që është planifikuar të ndodhë rreth një orë nga tani", tha menaxherja e prodhimit të SpaceX, Jessie Anderson, pas lançimit.
SpaceX kishte njoftuar se 40 satelitë që SpaceX dërgoi në hapësirë më 10 shkurt si pjesë e projektit Starlink ranë jashtë orbitës për shkak të një stuhie gjeomagnetike.
Si pjesë e projektit Starlink, kompania planifikon të lëshojë gjithsej 12.000 satelitë të internetit deri në vitin 2027.
E themeluar në vitin 2002, SpaceX në faqen e saj të internetit pretendon se synon të revolucionarizojë teknologjinë hapësinore, me qëllimin përfundimtar që t'u mundësojë njerëzve të jetojnë në planetë të tjerë.