Sondazh: Shumica e britanikëve pro një embargoje të plotë armësh kundër Izraelit
Sondazhi tregon se shumica gjithashtu janë në favor të sanksioneve kundër ministrave të qeverisë izraelite dhe për përjashtimin e Izraelit nga OKB-ja

Londër
Një shumicë dërrmuese e opinionit publikut britanik mbështet një embargo të plotë armësh dhe sanksione kundër Izraelit, ka treguar një sondazh i ri të publikuar të mërkurën, ndërsa kritikat ndërkombëtare po shtohen për shkak të ofensivës ushtarake të Izraelit në Gaza dhe kufizimet në ndihmën humanitare për palestinezët, transmeton Anadolu.
Sondazhi zbuloi se të pjesëmarrësit mbështetën një embargo të plotë armësh ndaj Izraelit me mbi katër me një, duke përfshirë 72 për qind të atyre që kanë votuar për Partinë Laburiste në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024.
Sondazhi, i kryer nga “Opinium”, në emër të Fushatës së Solidaritetit për Palestinën (PSC), tregoi se një shumicë e qartë është gjithashtu në favor të sanksioneve kundër ministrave të qeverisë izraelite dhe që Izraeli të përjashtohet nga OKB-ja, me vetëm 16 për qine të të anketuarve që janë kundër përjashtimit të Izraelit.
Sondazhi erdhi ndërsa shumë njerëz, përfshirë deputetë, po mbajnë një vijë të kuqe prej pëlhure një kilometër të gjatë rreth parlamentit për t’i bërë thirrje qeverisë të ndërpresë gjithë mbështetjen ushtarake për Izraelin dhe të vendosë sanksione për të parandaluar krime të mëtejshme lufte.
Në një deklaratë, Ben Jamal, drejtor i PSC-së, ka thënë se sondazhi “flet për izolimin në rritje të Izraelit” dhe mbështetjen e konsiderueshme publike për sanksionet.
“Duke vazhduar të armatosë dhe mbështesë Izraelin edhe pse ai po zbaton një gjenocid dhe një politikë të urisë së detyruar, qeveria britanike po mban një pozicion gjithnjë e më të skajshëm, plotësisht jashtë sinkronizimit me opinionin publik dhe me pikëpamjet e atyre që e mbështetën atë në zgjedhjet e fundit”, ka shtuar ai.
Të mërkurën në mëngjes, kryeministri Keir Starmer e etiketoi ofensivën e fundit izraelite si “të tmerrshme, kundërproduktive dhe të patolerueshme”.
Të paktën 54.607 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit që nga tetori 2023, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.