Nilay Kar
26 Shtator 2019•Përditësim: 27 Shtator 2019
Të paktën tre persona janë plagosur në një sulm me bombë që shënjestroi automjetin e një organi arsimor turk në kryeqytetin Mogadishu të Somalisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Jabril Ibrahim Ali, një oficer policie në Mogadishu, tha se pajisja shpërthyese e improvizuar (IED) shënjestroi automjetin që mbante inxhinierë turq të Fondacionit Maarif të Turqisë pranë kryqëzimit të frekuentuar KM-5 të njohur si Zoobe.
Burimet spitalore theksuan se të plagosurit janë dërguar në spital dhe se gjendja e tyre shëndetësore nuk është në rrezik për jetën.
Përgjegjësinë për sulmin ende nuk e ka marrë askush, por sulmet e kohëve të fundit në Mogadishu i mori përsipër grupi Al-Shabaab i lidhur me Al-Kaidën.
Javën e kaluar, tre persona, prej të cilëve dy truproje, u plagosën në një shpërthim të një pajisjeje IED që goditi një automjet të inxhinierëve turq në periferi të kryeqytetit në Weydow.