Şeyma Uzundere
02 Maj 2023•Përditësim: 03 Maj 2023
Skenaristët e Hollywood-it vendosën të shkojnë në grevë për herë të parë pas 15 vitesh, transmeton Anadolu.
Shoqata Amerikane e Skenaristëve (WGA) njoftoi se 11.500 anëtarët e saj do të hyjnë në grevë pas negociatave të pasuksesshme lidhur me pagat me kompanitë e studios.
Vendimi i skenaristëve për grevë vjen pas bisedimeve të pasuksesshme me Shoqatën Amerikane të Filmit (MPAA), një përfaqësuese e më shumë se 350 kompanive të prodhimit, përfshirë Disney dhe Netflix, për të rritur pagat dhe ndarjen e fitimeve.
WGA në Twitter deklaroi se negociatat me kompanitë e produksionit, të cilat zgjatën për rreth 6 javë, nuk mund të ofronin zgjidhje për krizën me të cilën përballen skenaristët.
Thuhet se greva e paralajmëruar nga WGA për të filluar sot pasdite, mund të shkaktojë vonesa në shfaqjet e filmave.
Herën e fundit që skenaristët hynë në grevë ishte në vitin 2007 dhe pushimi nga puna 100-ditorë i punonjësve shkaktoi rreth 2 miliardë dollarë humbje.
Vitet e fundit, kur ka një rritje të shpejtë të prodhimit vjetor të serialeve televizive dhe filmave, skenaristët thonë se punojnë në kushte më të vështira dhe paguhen më pak në këmbim të kësaj pune.