Selçuk Acar
27 Shkurt 2017•Përditësim: 28 Shkurt 2017
LOS ANGELES (AA) – Në teatrin Dolby në Hollywood mbrëmë u nda çmimi i Akademisë të Arteve filmike Oscar, raporton Anadolu Agency (AA).
Ceremonia e cila konsiderohet si më prestigjiozja në botën e kinemasë, filloi me këngën e Justin Timberlake "Can’t Stop The Feeling", ndërsa udhëheqës ishte Jimmy Kimmel.
Filmi "La La Land" ka fituar më së shumti çmime Oscar - gjashtë, dhe kishte nominime në 14 kategori.
Si film më i mirë u zgjodh "Moonlight" (Drita e Hënës), pasi u bë korrigjimi i një lëshimi të prezantuesve Warren Beatty dhe Faye Dunaway, të cilët, me sa duket, lexuan rezultatet nga zarfi i gabuar.
Roli në filmin "Manchester pranë detit", Casey Affleck mori çmimin Oscar për aktorin më të mirë, ndërkohë që aktorja Emma Stone për rolin e saj në "La La Land" u shpall si aktorja më e mirë në rolin kryesor.
Damien Chazelle për filmin "La La Land" fitoi Statujën e Artë për regjisorin më të mirë.
Mahershala Ali i cili luajti në filmin "Moonlight" fitoi Oscar-in për rolin e tij dytësor dhe kështu u bë aktori i parë musliman i cili merr një çmim të lartë. Roli në filmin "Gardhi" (Fences) i Viola Davis mori Oscar për aktoren më të mirë në rolin dytësor.
Në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj Oscar i takoi filmit iranian "The Salesman", me regji të Asghar Farhadi.
Filmi më i mirë dokumentar i metrazhit të gjatë është shpallur "O.J:. Made in America", e regjisorit Ezra Edelman, i cili çmimin i dedikoi viktimave të dhunës policore dhe racizmit.
"The White Helmets" u shpall si filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër.
Çmimi Oscar, për zërin më të mirë, pas 21 nominimeve i takoi Kevin O'Connel për filmin "Hacksaw Ridge".