Said İbicioğlu,Ömer Koparan
29 Janar 2018•Përditësim: 30 Janar 2018
AZEZ (AA) – Qytetarët e qarkut Azez të qytetit Halep në Siri organizuan protestë në mbështetje për operacionin "Dega e Ullirit", të nisur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) kundër objektivave terroriste në Afrin, raporton Anadolu Agency (AA).
Banorët e mbledhur në afërsi të pikës kufitare Babusselame në qarkun Azez të Sirisë, përballë qytetit Kilis në Turqi, festuan për çlirimin e kodrës Burseya nga terroristët.
Banorët e Azezit në duar mbanin flamuj të “revolucionit”, pankarta me mbishkrime “Lufta jonë nuk është me kurdët, por me organizatat uzurpatore terroriste PKK dhe PYD”, “Urojmë me gjithë zemër ushtrinë turke dhe ULS-në për fitoren në Burseya” si dhe brohoritën slogane mbështetëse për operacionin "Dega e Ullirit".
Ata lexuan edhe vjersha me plot lëvdata për presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe për ushtrinë turke (TSK).
Mbështetje nga qytetarët e Tel Rifatit, të cilët janë detyruar të zhvendosen për shkak të PYD/PKK
Në protestën mbështetëse ka marrë pjesë edhe Kryetari i Kuvendit Rajonal në Tel Rifat, Mahmut Allit, i cili në një deklaratë për AA tha se: “Po e mbështesim operacionin 'Dega e Ullirit'. Falënderojmë vëllezërit tanë turq për mbështetjen e dhënë për ULS-në për pastrimin e tokave tona nga organizata terroriste PKK. Ne dëshirojmë që Turqia ta shkatërrojë PKK-në”.
Zv/kryetari i Kuvendit Rajonal në Tel Rifat Ali Bellagu tha se kjo protestë mbështetëse organizohet për të shprehur mbështetjen për çlirimin e kodrës Burseya. “Falënderojmë shumë presidentin (e Turqisë), ushtrinë turke dhe popullin turk për ndihmën e ofruar që t’i rikthejmë tokat tona të cilat ishin nën pushtimin e organizatës terroriste PKK. Ne po lutemi që ata të arrijnë në fitore”.
Së bashku me kodrën e 915-të e cila u çlirua në orët e mesditës, në ditën e dhjetë të operacionit janë çliruar gjithsej 21 pika, prej të cilave 15 fshatra në pesë qyteza në Afrin, gjashtë vendbanime, njëri nga të cilët fshat si dhe pesë kodra strategjike.
TSK dhe ULS në ditët e mëparshme të operacionit çliruan fshatrat Shengal, Zehran, Bali, Kurni, Hay Oglu, Heftar, Ursea dhe vendbanimin Kurdo të qytezës Bulbul, kurse më pas fshatrat Edamanli, Ali Bekki, Bilal Koy, Omer Ushagi, Mamel Ushagi, Kodrën e 740-të e qytezës Raxhu, Kodrën Shejh Hadid dhe Kara Mitlak në qytezën Shejh Hadid dhe fshatin Hammam, Kodrën Mersides të qytezës Xhinderes dhe Kodrën Burseya dhe fshatin Kastel Xhundo të qytezës Sheran.