Adham Kako
07 Nëntor 2017•Përditësim: 07 Nëntor 2017
ANKARA (AA) - Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka njoftuar se në konfliktet e muajit të kaluar në Siri janë vrarë katër punonjës shëndetësor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e SNHR-së thuhet se në muajin tetor forcat e regjimit të Bashar Asadit kanë vrarë një punonjës të ndihmës së shpejtë, ndërsa në sulmet e kryera nga forcat ruse dhe koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-të kanë humbur jetën nga një farmacist.
Më tej thuhet se përleshjet e armatosura që opozitarët zhvillojnë me forcat e Asadit kanë shkaktuar vekjen e një mjeku.
SNHR tha se në sulmet gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti kanë humbur jetën 97 punonjës nga personeli shëndetësor.
Gjithashtu në raport vihet në dukje se regjimi sirian muajin e kaluar ka kryer pesë sulme ndaj objekteve shëndetësore dhe qendrave të mbrojtjes civile (Beretat e Bardha), ku dhe forcat ruse muajin e kaluar kanë vënë në objektiv një qendër shëndetësore.
Në raport i bëhet thirrje Kombeve të Bashkuara (OKB) që të vihen në verpim për të mbrojtur civilët në Siri, ndërsa regjimi dhe mbështetësit e tij Irani dhe Rusia të gjykohen për krime lufte.