Halit Süleyman,Adham Kako
18 Tetor 2017•Përditësim: 18 Tetor 2017
DEJRIZOR (AA) - Mijëra civilë vazhdojnë të ikin nga qyteti Dejrizor i Sirisë, për shkak të sulmeve të forcave të regjimit të Bashar Al Asadit dhe organizatës terroriste PKK/PYD kundrejt vendbanimeve civile në këtë qytet që gjenden në kontrollin e organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Regjimi i Asadit dhe organizata terroriste PKK/PYD në fëllim të muajit të kaluar kishin nisur një operacion të ndarë për t'i dhënë fund dominimit të DEASH-it në qendrën e qytetit Dejrizor, ndërsa sulmet ajrore të regjimit kundrejt vendbanimeve civile në Dejrizor shkaktuan valën e migrimit.
Regjimi përfitoi nga mbështetja intensive ajrore e Rusisë, ndërsa PKK/PYD nga SHBA-të. Palët konkurrojnë për domimin e qytetit të pasur në aspektin energjetik të vendit.