Burak Karacaoğlu,Eşref Musa
31 korrik 2018•Përditësim: 31 korrik 2018
IDLIB (AA) - Regjimi i Bashar al-Asadit në Siri ka kryer sulm artilerik në qytezën Latamne të provincës Hama e cila gjendet brenda kufijve të "zonës së deeskalimit" në Idlib, me ç'rast humbën jetën dy civilë ndërsa një tjetër është plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të gazetarit të AA-së të marra nga burimet e Mbrojtjes Civile, njësitë e artilerisë së regjimit sirian, që nga orët e mëngjesit kanë zhvilluar sulme artilerike ndaj disa rajoneve të provincës Hama.
Si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën një nënë dhe foshnja e saj, si dhe është plagosur një person.
Qyteti Idlib dhe disa rajone në veri të qytetit Hama të Sirisë janë shpallur si "zona të deeskalimit" në negociatat e mbajtura në Astana më 4 dhe 5 maj të vitit 2017. Por, regjimi dhe kohë pas kohe Rusia kanë vazhduar sulmet në rajon.