Siri, qyteti i lashtë Palmyra mirëpret vizitorët
Pas rënies së regjimit të Assadit dhe formimit të një qeverie të re, turistët vendas tani po vizitojnë qytetin Palmyra të shkatërruar rëndë për herë të parë në 14 vjet, duke shpresuar për ditën kur do të rikthehet në lavdinë e mëparshme
Homs
Qyteti i Lashtë Palmyra (Tadmor), në Homs të Sirisë, është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, raporton Anadolu.
Rrënojat e qytetit, që u regjistrua në Listën e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në vitin 1980, u dëmtuan nga ISIS në vitin 2015.
Ish-regjimi i Bashar al-Assadit e solli gjithashtu këtë trashëgimi kulturore në prag të shkatërrimit përmes artilerisë dhe sulmeve ajrore, në një përpjekje për të rimarrë kontrollin e qytetit të lashtë.
Pas rënies së regjimit dhe formimit të një qeverie të re në Siri, turistët vendas tani po vizitojnë qytetin Palmyra të shkatërruar rëndë për herë të parë në 14 vjet, duke shpresuar për ditën kur do të rikthehet në lavdinë e mëparshme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
