Mohamad Misto
14 Janar 2019•Përditësim: 15 Janar 2019
DEJRIZOR/ANKARA (AA) - Organizata terroriste YPG/PKK, me ndihmën e koalicionit ndërkombëtar të kryesuar nga SHBA, ka marrë nën kontroll një qytezë në provincën Dejrizor në lindje të Sirisë, njoftuan burimet lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
YPG/PKK ka marrë nga organizata tjetër terroriste DEASH qytezën Shiifa, ku koalicioni ndërkombëtar javën e fundit ka intensifikuar sulmet ajrore.
Aktualisht, vetëm qytezat Suse dhe Bagoz në Dejrizor gjenden nën kontrollin e DEASH-it.
Gjendja e fundit në Dejrizor
Organizata terroriste YPG/PKK, me mbështetjen e SHBA-së, ka okupuar zonat rurale lindore, perëndimore dhe veriore të Dejrizorit, rajon në lindje të lumit Eufrat në afërsi të kufirit me Irakun.
E mbështetur nga SHBA nga ajri dhe nga Franca nëpërmjet artilerisë, YPG/PKK më 11 shtator nisi një operacion për largimin e plotë të DEASH-it nga Dejrizori.
Ndërkaq, në pjesën perëndimore të Dejrizorit të pranishme janë forcat e regjimit të Bashar al-Asadit.
YPG/PKK mban të pushtuar afërsisht një të tretën e territorit sirian.