Halit Süleyman,Ayşe Aktaş
25 Mars 2016•Përditësim: 26 Mars 2016
AZAZ (AA) - Të paktën tetë persona, ndër të cilët një është nga udhëheqësit e organizatës terroriste DAESH, u vranë gjatë bastisjeve të kryera në veri të Halepit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Operacionet u ndërmorrën nga opozita siriane, ndërsa është çliruar fshati Tukli. Sipas burimeve lokale, operacionet janë realizuar në rajonin Azaz, Jerablus dhe Meryen, me qëllim të çlirimit të kësaj zone nga DAESH-i.
Një burim nga radhët e opozitës tha se janë vrarë tetë pjesëtarë të DAESH-it, dhe pretendon se në mesin e tyre një është nga udhëheqësit e organizatës terroriste në rajonin Ebu Meryen el-Nairubi.
Mbështetje ajrore për çlirimin e fshatit ofruan avionët luftarakë të forcave të koalicionit. Në veri të Halepit, ku planifikohet të bëhet një zonë e sigurtë, më parë ishin çliruar fshatrat: Dudyan, Karakopru, Harcele, Beregide, Kizil, Yaban i ri, Begdin, Delhi dhe Halfetli.