Halit Süleyman
12 Shkurt 2016•Përditësim: 14 Shkurt 2016
DAMASK (AA) - Në sulmin e kryer nga ana e avionëve luftarakë të ushtrisë siriane sot pas namazit të xhumasë në Gutën lindore të Damaskut e cila është në kontrollin e opozitarëve, humbën jetën 6 persona ndërsa u plagosën 25 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga gazetari të AA-së nga zyrtarët e Mbrojtjes civile të rajonit Guta lindore, avionët luftarakë të ushtrisë siriane kanë sulmuar në vendbanimet e lagjeve Hamurije dhe Sakba të Gutës lindore dhe qarkut Duma.