Soner Kılınç
07 Mars 2018•Përditësim: 08 Mars 2018
SONER KILINÇ
AFRIN (AA) -Dhjetë gra të cilat për dy vite mbaheshin në burgjet e regjimit sirian të Bashar al-Assadit janë liruar, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë kësaj kohe, gratë u janë nënshtruar torturave dhe përdhunimit. Së bashku me ta u lirua edhe një pjesëtar i Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS). Për ta u dorëzuan nëntë ushtarë të regjimit.
Komandanti i ULS-së Muhammet Pasa për AA deklaroi se gratë dy vjet më parë në zona të ndryshme rreth Idlibit, Homsit u kapën nga ushtarët e presidentit sirian. Ata u dërguan në burgje ku iu nënshtruan torturave dhe përdhunimit.
Shkëmbimi ka ndodhur në afërsi të fshatit Ebu Zeyid, pranë Al-Bab-it, ndërsa Pasa tha se ushtarët e regjimit gratë i kanë arrestuar pa kurrfarë preteksti dhe arsyetimi.
"Ne kemi bërë përpjekje të shumta për lirimin e grave, të cilat çdo ditë për dy vite kanë qenë të ekspozuara ndaj torturave dhe përdhunimit. Një vit më parë ne kapëm nëntë ushtarë të regjimit. Për ata, ne kërkuam lirimin e grave dhe një ushtari tonë", tha Muhammet Pasa.
Video-xhirimi i shkëmbimit u regjistrua nga gazetari i AA-së.
"Nuk i kemi keqtrajtuar ushtarët e regjimit. Edhe në luftë nuk sillemi keq ndaj të burgosurve. Megjithatë, regjimi i Assadit i ka bërë të gjitha të këqijat e mundshme ndaj të plagosurve, grave dhe vajzave të pafajshme", shpjegoi Pasa duke theksuar se ata ishin shumë të zemërur kur dëgjuan historitë e grave të liruara.
Rreth 7.000 gra ende mbahen në robëri në Sirinë e shkatërruar nga lufta. Muhammad Pasa vuri në dukje se midis tyre ka mbi 400 të mitura.