Ahmet Sait Akçay
10 Qershor 2016•Përditësim: 11 Qershor 2016
ANKARA (AA) – Rusia dëshiron të përkrahë një regjim të ri në Siri nëse i njëjti përfshin Bashar al-Asadin, deklaroi të premten kreu i Koalicionit Kombëtar për Forcat Revolucionare të Sirisë, Anees al-Abdi, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për Anadolu Agency në Ankara, al-Abdi, tha se indiferenca e regjimit sirian për bisedimet në Gjenevë dëshmon se Rusia nuk kishte arritur ti bëjë presion regjimit.
"Refuzimi i Rusisë për të përfshirë elemente të caktuara të opozitës, siç janë Ahrar al-Sham, al-Islamiyya dhe Jaysh al-Islam, mund t'i atribuohet dëshirës së Rusisë për të ndërprerë revolucionin sirian", tha ai për të shtuar se bëhet fjalë për grupe të moderuara të opozitës.