Erdal Türkoğlu
11 Shtator 2016•Përditësim: 12 Shtator 2016
HATAY (AA) - Forcat tokësorë të regjimit të Asadit të mbështetura nga forcat ajrore ruse kanë nisur një ofensivë sot ndaj Xhebel Ekrad në rajonin Latakia, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale thuhet se avionë të ushtrisë ruse dhe ato të regjimit kanë sulmuar fshatin Kibbani i cili ndodhet nën kontrollin e opozitarëve.
Më pas me nisjen e një sulmi tokësor nga forcat e regjimit, në zonë ka nisur përleshje e armatosur.
Forcat e regjimit gjithashtu për të ndërprerë një ndihmë të mundshme që mund të vijë nga rajonet është duke goditur rrugët dhe disa hapësira në malin Turkmen dhe rrethinat e Idlib-it.
Dy ditë më parë forcat e regjimit morën nën kontroll disa zona pranë Xhebel Ekrad.