Burak Karacaoğlu,Eşref Musa
19 Korrik 2018•Përditësim: 19 Korrik 2018
IDLIB (AA) - Kanë filluar evakuimet e ndërsjella nga rajonet Fua dhe Keferja në provincën Idlib të Sirisë, të cilat gjenden nën rrethimin e grupeve të armatosura kundër regjimit dhe opozitarëve ushtarakë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, ka filluar evakuimi i 6.900 personave pro regjimit me autobusë nga rajonet Fua dhe Keferja të Idlibit të cilat gjenden nën rrethimin e grupeve të armatosura kundër regjimit dhe opozitarëve ushtarakë.
Ndërkohë regjimi i Asadit në përgjigje të evakuimeve nga Idlibi lejon kalimin e 1.505 civilëve dhe opozitarëve në Idlib.
Rajonet Fua dhe Keferja të cilat mbi 3 vite gjenden nën rrethimin e grupeve të armatosura kundër regjimit dhe opozitarëve ushtarakë, do të zbrazen.
Edhe më parë ka patur evakuime nga rajonet në fjalë, ndërsa në përgjigje të kësaj shumë të burgosur nga burgjet e regjimit ishin liruar nga rajonet Madaja, Zebadani dhe Kampi Jermuk.
Fua dhe Kefreja kanë popullsi shiite, ndërsa kontrollohen nga militantët e Hezbollahut dhe Gardës Revolucionare të Iranit.
Edhe pse rajonet më shumë se 3 vite janë nën rrethim, nga ajri dërgohen ndihma humanitare dhe ushtarake.
Opozitarët rrethuan dy rajonet për të parandaluar regjimin të kryejë masakra në dhjetra rajonet që i mban nën rrethim.