Halit Süleyman
13 korrik 2016•Përditësim: 14 korrik 2016
IDLIB (AA) - Raportohet se 28 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore nga avionët e ushtrisë së Sirisë ndaj tregjeve në rajonet nën kontrollin e opozitarëve në Humus dhe Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i mbrojtjes civile në Eriha, Abdulkerim Ahras, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se 13 civilë duke përfshirë gra dhe fëmijë kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit ajror që avionët e ushtrisë së Sirisë kanë ndërmarrë ndaj tregut në rajonin Eriha në jug të Idlibit i cili ndodhet nën kontrollin e opozitarëve.