Mohamad Misto,Adham Kako
29 Shtator 2017•Përditësim: 30 Shtator 2017
RAKKA/ANKARA (AA) – Organizata terroriste DEASH ka filluar me sulme ndaj strukturave të organizatës terroriste të PKK/PYD-së në qendër të qytetit Rakka në Siri të mbështetura nga SHBA-të, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurta nga AA, DEASH mbrëmë në orët e vonëta ka kryer sulme të fuqishme në lindje të qendrës së qytetit të rrethuar nga PKK/PYD, e mbështetur nga SHBA-të.
Militantët e DEASH-it, kryen bastisje me automjete të blinduara në lagjen Meshleb, e cila është nën kontrollin e strukturave të PKK/PYD-së, e më pas në lagjen Samra të Rakkas.
Dhjetëra militantë të DEASH-it, i cili mori nën kontroll të dyja lagjet u vranë kurse mësohet se numri i të vdekurve nga PKK/PYD është më shumë se 100 persona.
Burimet pretendojnë se në përleshje kanë humbur jetën edhe disa ushtarë të SHBA-ve dhe se ushtarët e plagosur janë dërguar në qarkun Ajn Isa, i cili është nën kontrollin e PKK/PYD-së.
DEASH-i, i cili sulmin e tretë e kreu në rajonin e spitalit Vatan në qendër të qytetit e mori nën kontroll edhe këtë vend.
Në operacionin e nisur me mbështetjen e SHBA-ve më 6 qershor, PKK/PYD kishte marrë nën kontroll rreth 80 për qind të qendrës së qytetit Rakka, ndërkaq pas përleshjeve të fundit e lëshoi më shumë se gjysmën e qendrës.
Burimet lokale njoftojnë se ende po vazhdojnë përleshjet mes këtyre dy organizatave terroriste.
Sipas matjes së hartës në zonë nga AA, 23 për qind e territorit të Sirisë ndodhet nën pushtimin e PKK/PYD-së, kurse 14 për qind nën pushtimin e DEASH-it.