Selen Temizer,Mohamad Misto
09 Gusht 2017•Përditësim: 09 Gusht 2017
ANKARA (AA) - Përderisa Rusia nuk ka mundur të vë në zbatim marrëveshjen e armëpushimit për "zonat jokonfliktuale" në veri të qytetit Humus të Sirisë, Ushtria e Lirë Siriane (ULS) ka njoftuar se do të rinegociojë kushtet e marrëveshjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë javën e kaluar deklaroi se ka arritur marrëveshjen e armëpushimit në Humus në pjesën qendrore të Sirisë, por në tekstin e marrëveshjes që gazetari i AA-së ka siguruar u zbulua se në tekst qëndron nënshkrimi i një grupi të vetëm dhe me ndikim të kufizuar.
Përfaqësuesi i Komitetit të Lartë Negociator për Humus-in i përbërë nga opozitarët Fatih Hassun në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se refuzojnë që Rusia të veprojë si garantues i vetëm i armëpushimit.
Ndërsa në një deklaratë të bërë mesnatën e djeshme nga ULS thuhet se Rusia një ditë më parë është përpjekur të dërgojë 12 maune me ndihma në rajon por grupet opozitare që nuk pranojnë marrëveshjen kanë penguar hyrjen e mauneve.
Më tej thuhet se në rajonet periferike të Humus-it dhe Hama-s ku është e pavlefshme marrëveshja është propozuar "diskutimi së bashku i të gjitha dosjeve për një marrëveshje".
Gjithashtu në deklaratë thuhet se është arritur dakordësim për të përcaktuar datën për formimin e ri të marrëveshjes.
Ndër të tjera në deklaratë theksohet se është eliminuar roli i atyre që ndërmjetësojnë nga jashtë, ndërsa do të pranohet vetëm ndërmjetësimi i i atyre që janë autorizuar nga komiteti. Gjithashtu është nënvizuar që lirimi i të burgosurve të jetë themeli i negociatave ku dhe do t'i qëndrohet "parimeve të revolucionit".
Në lidhje me çështjen nga Rusia ende nuk është dhënë ndonjë deklaratë.