Dildar Baykan
25 Tetor 2017•Përditësim: 25 Tetor 2017
ANKARA (AA) - Singapori ka pasaportën "më të fuqishme në botë" sipas rezultateve të një renditjeje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas renditjes në faqen "Passport Index", pasaporta e Singaporit është renditur me 159 pikë si pasaporta "më e fuqishme në botë".
Në renditjen ku janë përfshirë pasaportat e 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe të 6 rajoneve të veçanta, janë marrë në konsideratë mundësitë që pasaporta ofron në kalimet kufitare dhe numri i vendeve ku personi posedues i pasaportës mund të udhëtojë pa viza ose me vizë në aeroport.