Aişe Hümeyra Bulovalı
16 Mars 2020•Përditësim: 16 Mars 2020
Është shtyrë mbledhja e jurisë së "Istanbul Photo Awards 2020", konkursit ndërkombëtar për fotografinë lajm e cila këtë vit u organizua për herë të 6-të nga Anadolu Agency (AA).
Aplikimet për konkursin ku çdo vit marrin pjesë fotografë nga më shumë se 100 vende, filluan më 1 nëntor 2019 dhe përfunduan më 15 shkurt.
Juria ndërkombëtare e përbërë nga emra prestigjozë të botës së fotografisë ishte planifikuar që të mblidhej këtë muaj në Turqi për të përcaktuar fotografitë fituese të konkursit.
Ky takim i jurisë është shtyrë për në muajt në vijim në kuadër të masave të marra për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19) i cili është efektiv në të gjithë botën.
Në kuadër të kësaj, fotografitë që do të përcaktohen fituese për çmim nga anëtarët e jurisë, do të njoftohen pas takimit.