Khalilur Rahman Salahshoor
14 Nëntor 2016•Përditësim: 16 Nëntor 2016
STAMBOLL (AA) – Shtohen gjuha perse dhe ajo ruse në aplikacionin celular të Anadaolu Agency në platformat Android dhe iOS, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjuhëve turke, angleze, arabe dhe frënge në aplikacionet në iOS dhe Android të cilat mundësojnë ndjekjen e lajmeve të Anadolu Agency përmes smartfonave dhe tabletave, u janë shtuar edhe gjuha perse dhe ajo ruse.
Përdoruesit të cilët shkarkojnë aplikacionin e AA-së në telefonat ose tabletat me sistem operativ iOS dhe Android, krahas turqishtes, anglishtes, arabishtes dhe frëngjishtes, do ta kenë mundësinë që ndërfaqen dhe të gjitha lajmet t’i ndjekin edhe në gjuhën perse dhe atë ruse.
Aplikacioni në fjalë mund të shkarkohet në Google Play dhe Apple Store. Drejtoria e AA-së për Hulumtim dhe Zhvillim e cila pas platformave iOS dhe Android në telefona dhe tableta ka lançuar edhe aplikacionin për Windows Phone, vazhdon të ofrojë alternativa shumëgjuhëshe në aplikacione.
Së shpejti pritet që aplikacioni celular i Anadolu Agency të ofrojë shërbime edhe në gjuhën shqipe dhe maqedonase.