Bota

Shtëpia e Bardhë: Kriza e Gjirit është "problem brenda familjes"

"Janë katër shtete të cilat paraqesin palë në këtë problem. Ne besojmë se kjo është një çështje brenda familjes dhe se ato vende duhet ta zgjidhin vetë"

Hakan Çopur   | 24.06.2017
Shtëpia e Bardhë: Kriza e Gjirit është "problem brenda familjes"

Washington

WASHINGTON (AA) – Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të mendimit se kriza e shteteve të Gjirit është një problem brendafamiljar, dhe se vendi i tij është i gatshëm të ofrojë ndihmë në mënyrë që kjo krizë të lehtësohet, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një takim me gazetarët, por pa praninë e kamerave, Spicer tha se kriza e Gjirit paraqet një problem mes atyre shteteve, dhe si e tillë, ajo mund të zgjidhet me përpjekje të pikërisht atyre shteteve.

"Janë katër shtete të cilat paraqesin palë në këtë problem. Ne besojmë se kjo është një çështje brenda familjes dhe se ato vende duhet ta zgjidhin vetë. Në qoftë se ne do të mund të jepnim kontributin për të lehtësuar këtë, do të bënim pa problem. Megjithatë, ne mendojmë se këtë çështje ata mund ta zgjidhin vetë”, tha Spicer.

I pyetur të komentoj kërkesat në adresë të Katarit, përfshirë mbylljen e rrjetit televiziv Al Jazeera, Spicer përsëriti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të kenë rol lehtësues për zgjidhjen e krizës, dhe përderisa kjo nuk kërkohet, ata nuk do të përzihen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın