Bota

Shpëtohen rreth 150 emigrantë në Greqinë jugore

Roja bregdetare deklaroi se nuk ka asnjë informacion mbi kombësinë e personave të shpëtuar

Ekip  | 24.09.2021 - Përdıtësım : 29.09.2021
Shpëtohen rreth 150 emigrantë në Greqinë jugore

Athinë

Roja bregdetare greke sot nisi një operacion kërkimi dhe shpëtimi pasi një varkë me rreth 150 persona që besohet se ishin emigrantë hasën në probleme në afërsi të brigjeve jugperëndimore të Greqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rojet bregdetare theksuan se një anije mallrash, e cila u gjet aty pranë, ngriti alarmin pasi u ndesh me një varkë druri që po hynte në ujë, rreth 130 kilometra në jugperëndim të ishullit Schiza në brigjet e Peloponezit. Trageti arriti të shpëtojë udhëtarët nga barka.

Një varkë patrullimi e rojës bregdetare, një helikopter i forcave ajrore dhe një helikopter i marinës vazhdojnë operacionin e kërkimit dhe shpëtimit pas raportimit se një grua ka rënë në det.

Anija e mallrave "Aristofanis" u nis për në ishullin jugor të Kretës, ku emigrantët do të zbarkonin.

Roja bregdetare deklaroi se nuk ka asnjë informacion mbi kombësinë e personave të shpëtuar.

Greqia është një nga vendet që përdoret për të hyrë në Bashkimin Evropian, për njerëzit që ikin nga konfliktet dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın