Ekip
26 Korrik 2018•Përditësim: 26 Korrik 2018
PEKIN (AA) - Një person ka aktivizuar sot bombë të improvizuar para ambasadës amerikane në Pekin, duke e plagosur vetëm veten, njoftoi policia dhe zëdhënësi i ambasadës amerikane në Pekin, transemton Anadolu Agency (AA).
Fotografia e publikuar në rrjetet sociale tregon re të madhe tymi dhe automjete policore rreth objektit të madh në pjesën verilindore të Pekinit.
Departamenti i drejtorisë policore në Pekin lëshoi një njoftim në të cilën të dyshuarin e identifikoi si Jiang (26) me vendlindje në qytetin Tongliao në rajonin kinez Mongolia e Brendshme. Jiang ka plagosur dorën gjatë shpërthimit të pajisjes, e cila është bërë nga përzierja piroteknike dhe u detonua rreth orës një pasdite, njoftoi policia.
Nuk u njoftuan motivet, ndërsa në njoftim thuhet se hetimi vazhdon.
Ambasadës amerikane nuk i është shkaktuar dëm material dhe nuk ka të lënduar tjerë, deklaroi zëdhënësi i ambasadës amerikane.
As policia as ambasada nuk kishin komente mbi raportimin e gazetës “Global Times”, e cila njoftoi se nëpunësit arrestuan një grua e cila ka spërkatur veten me benzinë afër ambasadës amerikane në ora 11 sipas kohës lokale.
Kina dhe SHBA-të gjenden në kontest tregtar, por SHBA-të edhe më tej mbeten destinacion i popullarizuar për udhëtime, arsim dhe emigracion për qytetarët kinezë.
Shpërthim para ambasadës amerikane në Pekin
Dëshmitarët përmes rrjeteve sociale kanë bërë të ditur se para ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në kryeqytetin e Kinës, Pekin ka ndodhur një shpërthim
26.07.2018