Suhayb Abdullah Hocalar
10 Prill 2016•Përditësim: 10 Prill 2016
NEW DELHI (AA) - Si pasojë e një shpërthimi të ndodhur gjatë një festivali të mbajtur në rajonin Kerala në jug të Indisë kanë humbur jetën 100 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin indian theksohet se në orët e mesnatës ka patur shpërthime të fishekzjarrëve, si pasojë e shkëndijave të fishekzjarrëve të tjerë. Nga shpërthimi theksohet se 100 persona kanë humbur jetën dhe 350 tjerë janë plagosur.
Ministri i Brendshëm, Rajnath Singh në lidhje me ngjarjen ka marrë informacione nga Oommen Chandy, Kryeministri i rajonit Kerala. Singh ka shprehur ngushëllimet ndaj familjarëve të personave që kanë humbur jetën dhe ka theksuar se qeveria qendrore është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë.