Bota

Shpërthim në një fabrikë kimike në Francë, 6 të plagosur

Shpërthimi në fabrikën kimike "Elkem Silicones" në Saint-Fons plagosi gjashtë punonjës, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë me djegie të rënda

İlayda Çakırtekin  | 23.12.2025 - Përdıtësım : 23.12.2025
Shpërthim në një fabrikë kimike në Francë, 6 të plagosur

Stamboll

Gjashtë punëtorë u plagosën të hënën vonë pas një shpërthimi në një fabrikë kimike në komunën Saint-Fons të Lyonit në Francën lindore, tha sot Zyra e prokurorit të Lyonit për transmetuesin BFMTV, transmeton Anadolu.

Shpërthimi në fabrikën kimike "Elkem Silicones" në Saint-Fons plagosi gjashtë punonjës, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë me djegie të rënda. Është hapur një hetim për "lëndime të paqëllimshme të shkaktuara nga një person juridik që rezultojnë në paaftësi që tejkalon tre muaj".

Zyra e Prokurorisë tha se divizioni i specializuar për krimin e organizuar dhe drejtoria e departamentit për punësim, punë dhe solidaritet do të përcaktojnë shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.