Ali Cura
30 Qershor 2017•Përditësim: 30 Qershor 2017
DONETSK (AA) - Një shpërthim ka ndodhur në qytetin lindor të Ukrainës, Donetsk, që gjendet nën kontrollin e separatistëve prorusë, duke shkaktuar dëme në ndërtesën e universitetit që ndodhet në këtë qytet, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të sigurara nga burime lokale, shpërthimi i mjetit shpërthyes ka ndodhur në Bulevardin "Shevçenko" në qendër të qytetit.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në Universitetin Tregtar që gjendet në këtë bulevard, ndërsa si pasojë e tij nuk ka pasur të vdekur dhe të plagosur.
Ndryshe, Ukraina edhe më herët brenda javës u godit nga një shpërthim në qendër të qytetit Kiev, ku si pasojë jetën humbi një pjesëtar i inteligjencës pranë Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa autoritetet incidentin e cilësuan si sulm terrorist.