Bayram Altuğ
29 Qershor 2017•Përditësim: 30 Qershor 2017
CRANS-MONTANA (AA) - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, për konferencën rreth çështjes së Qipros e cila vazhdon në qytetin Crans-Montana të Zvicrës tha se "Kjo është një konferencë finale. Është konferenca e fundit", raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Çavuşoğlu, në hotelin ku është akomoduar i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me Konferencën për Qipron e cila vazhdon në qytetin Crans-Montana të Zvicrës.
Duke dhënë informacione në lidhje me ecurinë e konferencës Çavuşoğlu, tha se “Sipas nesh kjo konferencë është një konferencë përfundimtare. Nëse arrihet një dakordim, një zgjidhje arrihet, nëse nuk do të arrihet nuk ka më kuptim që ajo të zgjatet. Këtë e kemi shprehur që nga fillimi. Gjithashtu edhe Kombet e Bashkuara, delegacioni i Republikës Turke të Qipros Veriore dhe kryesisht presidenti Akıncı edhe qeveria këtë e kanë shprehur që në fillim. Për këtë arsye ne në Crans-Montana kemi ardhur me këtë qëllim".
Pasi ka nënvizuar se konferenca nuk kufizohet vetëm nga çështja "siguria dhe garancitë" Çavuşoğlu tha se janë negociuar në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra të gjitha temat themelore që përbëjnë themelin e negociatave për Qipron.
"Pa patur dakordim në të gjitha çështjet do të thotë se nuk është arritur dakordim në asnjë çështje", është shprehur Çavuşoğlu".
"Nëse Eide ka bërë një deklaratë të tillë nuk e gjejmë të drejtë"
Pyetjes se si e vlerëson deklaratën dy ditë para konferencës në zyrën e OKB-së në Gjenevë të këshilltarit special Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Qipron Espen Barth Eide se "Është shansi më i madh por jo i fundit", ministri Çavuşoğlu i është përgjigjur: "Eide deri më sot në takimet me ne dhe në deklaratat në ishull është shprehur se kjo konferencë është konferenca përfundimtare., dhe se ishte e pakuptimtë zgjatja e saj pas këtyre. Gjithashtu strategjia e zgjatjeve është vetëm taktikë e palës greke".
"Për këtë arsye Eide nëse ka bërë një deklaratë të tillë ne nuk e gjejmë të drejtë këtë", është shprehur ai duke nënvizuar se i kanë parë të gjitha lojërat dhe strategjitë e palës greke.
Ndër të tjera Çavuşoğlu ka theksuar se që në ditën e parë të konferencës në darkën e punës të zhvilluar me pjesëmarrjen e të gjitha palëve edhe presidenti i Republikës Turke të Qipros Veriore, Mustafa Akıncı, në një mënyrë të qartë iu ka transmetuar bashkëbiseduesve se konferenca e Qipros është konferenca finale dhe se duhet të arrihet një zgjidhje në Crans-Montana.