Dzihat Aliju
23 korrik 2025•Përditësim: 23 korrik 2025
Vullkani Marapi, i vendosur në perëndim të ishullit Sumatra të Indonezisë, ka shpërthyer sërish duke dërguar një kolonë hiri vullkanik afërsisht 1,6 kilometra lart në qiell, raporton Anadolu.
Vullkani gjendet në distriktin Tanah Datar dhe së fundmi ka shënuar aktivitet të rritur.
Autoritetet raportuan se vullkani, i cili shpërtheu për herë të parë më 3 dhjetor 2023, ka regjistruar 458 shpërthime që atëherë.
Banorët janë të ndaluar të hyjnë ose të kryejnë ndonjë aktivitet brenda një rrezeje prej 3 kilometrash nga qendra e shpërthimit.