Ekip
25 Qershor 2021•Përditësim: 25 Qershor 2021
Vullkani Merapi që gjendet në ishullin Java të Indonezi sot ka shpërthyer tre herë, deklaroi Hank Humaida nga Qendra Teknologjike dhe Hulumtuese për Katastrofa Gjeologjike (BPPTKG), raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas saj, shpërthimi i parë ndodhi në orët mëngjesit sipas kohës lokale, me hirin që u përhap në 3.000 metra dhe hiri vullkanik mbuloi disa fshatra.
"I këshillojmë banorët të qëndrojnë të qetë dhe të mbajnë maska nëse dalin jashtë në mënyrë që të zvogëlojnë efektet e dëmshme të thithjes së hirit vullkanik", tha Humaida në një deklaratë.
BPPTKG regjistroi llavën vullkanike të përhapur 11 herë me një distancë maksimale prej 1.000 metrash për një periudhë gjashtorëshe.
Kjo agjenci lëshoi një paralajmërim të nivelit të tretë për shkak të shpërthimit të Vullkanit Merapi.