Ömer Koparan
06 Gusht 2019•Përditësim: 06 Gusht 2019
Së paku dy persona e kanë humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur nga shpërthimet në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Shpërthimet kanë ndodhur në Jarabulus kur u aktivizuan mjetet shpërthyese, të montuara më herët në dy automjete. Bëhet fjalë për një rajon që është nën kontrollin e opozitës siriane. Bombat janë vendosur në automjete të një anëtari të administratës lokale dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS).
Kanë humbur jetën pjesëtarë të ULS-së ndërsa një civil është plagosur.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Megjithatë, supozimet e forcave të sigurisë janë se pas sulmit qëndron organizata terroriste YPG/PKK.
Civilët janë objektiv i shpeshtë i YPG/PKK-së në rajonet Azez, Al-Bab, Jarabulus dhe Afrin.