Bota

Shpërthim në vullkanin Sinabung të Indonezisë

Qendra e Vullkanologjisë dhe Zbutjes së Rreziqeve Gjeologjike (PVMBG) njoftoi se shpërthimi në vullkanin Sinabung ka zgjatur 3 minuta e 21 sekonda

Mahmut Atanur   | 20.01.2021
Shpërthim në vullkanin Sinabung të Indonezisë

Xhakartë

Në vullkanin Sinabung që ndodhet në provincën e Sumatras Veriore në Ishullin Sumatra të Indonezisë ka ndodhur një shpërthim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra e Vullkanologjisë dhe Zbutjes së Rreziqeve Gjeologjike (PVMBG) njoftoi se shpërthimi në vullkanin Sinabung ka zgjatur 3 minuta e 21 sekonda.

PVMBG duke dhënë alarm të nivelit "portokalli", bëri thirrje që të qëndrohet larg të paktën 3 kilometra në largësi prej majës së vullkanit dhe mbajtjen e maskave kundër hirit.

Sinabung u riaktivizua në vitin 2010 pas rreth 400 vitesh ndërsa në shpërthimet e vitit 2014 dhe 2016 kishin humbur jetën 23 persona.

Sistemi i alarmit vullkanik në vend përbëhet nga katër faza: "jeshile" (normale), "e verdhë" (waspada), "portokalli" (siaga) dhe niveli më i lartë, "i kuq" (awas).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın