Bota

Shkon në 217 numri i viktimave nga përmbytjet në Spanjë

Mijëra njerëz akoma janë pa energji elektrike, ujë të pijshëm apo ushqim. Shumë të tjerë janë bllokuar në shtëpitë e tyre, me makina apo mbeturina të grumbulluara para dyerve të vendbanimeve të tyre

Dzihat Aliju  | 04.11.2024 - Përdıtësım : 05.11.2024
Shkon në 217 numri i viktimave nga përmbytjet në Spanjë

Shkup

Si pasojë e përmbytjeve në Spanjë, numri i viktimave është rritur në të paktën 217, derisa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në rajonet e goditura nga përmbytjet, raporton Anadolu.

Mijëra njerëz akoma janë pa energji elektrike, ujë të pijshëm apo ushqim. Shumë të tjerë janë bllokuar në shtëpitë e tyre, me makina apo mbeturina të grumbulluara para dyerve të vendbanimeve të tyre.

Një numër i panjohur njerëzish akoma mbeten të zhdukur.

Vende të ndryshme, përfshirë Valencian në rajonet lindore dhe jugore të Spanjës më 29 tetor u goditën nga reshje të dendura të shiut.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın