Shkalla e lindjeve në Poloni do të bie më tej në vitet e ardhshme
Popullsia e Polonisë pritet të bie nga niveli aktual prej rreth 37 milionë në 36.6 milionë në vitin 2030, 35.3 milionë në vitin 2040 dhe 32.5 milionë në vitin 2060
Stamboll
Shkalla e lindjeve në Poloni pritet të bie më tej në vitet e ardhshme me një ritëm që nuk ishte parashikuar më parë, raportoi të enjten transmetuesi TVP World, transmeton Anadolu.
Sipas të dhënave të fundit nga Statistikat e Polonisë (GUS), shkalla e lindjeve në vend po bie disa vjet më herët se sa pritej.
GUS tha se numri i përgjithshëm i lindjeve nga dhjetori 2024 deri në nëntor 2025 ishte 238.700, duke rënë nën 240 mijë për herë të parë.
Në Parashikimin e Popullsisë për vitet 2023-2060, GUS kishte parashikuar se lindjet vjetore të binin në 236.800.
Zyra e statistikave parashikoi se popullsia e Polonisë do të bie nga niveli i saj aktual prej rreth 37 milionë në rreth 36.6 milionë në vitin 2030, 35.3 milionë në vitin 2040 dhe 32.5 milionë në vitin 2060.
