Ruslan Rehimov
19 Korrik 2017•Përditësim: 20 Korrik 2017
BAKU (AA) – Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ka pritur minitrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu i cili sot në mëngjes arriti për vizitë zyrtare në Baku, ku sot do të mbahet Takimi i 4-të Trelateral i shefave të diplomacive të Turqisë, Azerbajxhanit dhe Turkmenistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Aliyev në takimin me Çavuşoğlu shprehu bindjen se në takimin e sotëm trilateral do të merret vendim i cili do të jetë konstruktiv dhe do të kontribuojë në intensifikimin e bashkëpuinimit rajonal në shumë sfera.
Ai rikujtoi se kohë më parë në Stamboll, në margjinat e Samitit Botëror për Naftë është takuar me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, dhe theksoi se marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve për çdo ditë avancohen.
Çavuşoğlu falënderoi Aliyevin për mbështetjen që Azerbajxhani tregoi ndaj Turqisë gjatë tentimit të vitit të kaluar të grusht shtetit, që e konfirmoi edhe me organizimin e një varg programesh solemne me rastin e shënimit të paradokohshëm të përvjetorit të këtij akti tradhëtar që në Turqi e kreu organizata terroriste FETO.
Në njoftimin e Kabinetit të presidentit azer theksohet se Aliyev dhe Çavuşoğlu biseduan për një sërë çështjesh bilaterale dhe rajonale, përfshirë edhe krizën në Malësinë e Karabakut dhe përleshjet e reja mes forcave armene dhe azere në këtë rajon.
Shefi i diplomacisë turke, Çavuşoğlu, në periudhën prej vetëm 15 orëve pati takime diplomatike dhe aktivitete në katër qytete.
Çavuşoğlu filloi maratonën diplomatike me fjalimin e djeshëm të pjesëmarrësve në Samitin “Shkencat shoqërore – ardhmëria ime”, ndërsa më pas udhëtoi në Ankara, ku u takua me shefin e diplomacisë estoneze, Sven Mikser.
Pas përfundimit të takimit, shefi i diplomacisë turke udhëton për vizitë pune në Qipro, ndërsa herët në mëgjes arriti në Baku në takim me homologun Memmedyarov.