Zehra Ulucak
18 Shtator 2017•Përditësim: 19 Shtator 2017
ST. LOUIS (AA) - Më shumë se 80 persona janë ndaluar në protestat e mbajtura nga njerëzit me ngjyrë të cilët kanë reaguar për lirimin e ish-policit i cili vrau të riun me ngjyrë 6 vite më parë në Missouri të SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).
Vazhdojnë që prej ditës së premte protestat e njerëzve me ngjyrë të cilët u dergjën rrugëve pas vendimit për lirimin e ish-policit Jason Stockley, i cili gjykohej për vrasje të shkallës së parë pasi qëlloi për vdekje në vitin 2011 në St. Louis të riun 24 vjeçar Anthony Lamar Smith me dyshimin se ai shiste drogë.
Sipas lajmit në gazetën "St. Louis Post-Dispatch" mësohet se kryetarja e bashkisë Lyda Krewson në një deklaratë për gazetarët ka vënë në dukje se protestat përgjatë ditës zhvillohen paqësisht, ndërsa gjatë natës me ngjarje. Pasi ka nënvizuar se është e "pa pranueshme kjo situatë", Krewson tha se "Nuk mund ta tolerojmë dëmin që protestuesit i shkaktojnë mjedisit."
Ndërsa sipas lajmit të CNN, edhe drejtuesi i lartë i policisë Larry O'Toole ka bërë të ditur se janë ndaluar protestuesit të cilët kanë sulmuar policinë dhe që kanë dëmtuar ndërtesat përreth. "Disa nga fajtorët hodhën kimikate dhe gurë ndaj forcave të rendit. Gjatë protestave janë plagosur disa nga efektivët e policisë. Nga të plagosurit nuk ka ndonjë që të jetë në situatë kritike. Të gjithë do të rikthehen në detyrë së shpejti", është shprehur O'Toole.
Protestuesit të cilët kanë hedhur slogane për të drejtat e njerëzve ne ngjyrë duke u mbledhur ditën e shtunë në rajonin Delmar Loop në St. Louis kundërshtuan thirrjen e policisë për tu "shpërndarë".
Pas dërgimit të përforcimeve me qindra forca policore dhe me automjete të blinduara, policia ndërhyri ndaj protestuesve, ku u shkaktuan edhe përleshje me protestuesit të cilët iu kundërvunë policisë duke thyer xhamat përreth. Si pasojë e përleshjeve u ndaluan disa persona dhe disa të tjerë u plagosën nga fishekët e gazit lotsjellës.