Politikë, Bota

SHBA mohon dërgimin e spiunit të akuzuar amerikan në Venezuelë

"Nga gjithçka që kam parë, mund të them se qeveria e SHBA-ve nuk e dërgoi Heath në Venezuelë", u tha gazetarëve në një telekonferencë Elliott Abrams, i dërguari special i SHBA-ve për Venezuelën dhe Iranin

Servet Günerigök  | 17.09.2020 - Përdıtësım : 17.09.2020
SHBA mohon dërgimin e spiunit të akuzuar amerikan në Venezuelë

Washington DC

Qytetari amerikan i cili u dënua dhe u burgos në Venezuelë me akuzat e terrorizmit pasi u akuzua si spiun nuk është dërguar nga qeveria e SHBA-ve, tha të mërkurën një zyrtar i lartë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas kryeprokurorit të Venezuelës, Tarek William Saab, i cili tha se edhe tre shtetas të Venezuelës u arrestuan gjithashtu së bashku me Heath, Matthew John Heath planifikonte sulme kundër industrisë së naftës dhe sistemit elektrik të vendit.

"Nga gjithçka që kam parë, mund të them se qeveria e SHBA-ve nuk e dërgoi Heath në Venezuelë", u tha gazetarëve në një telekonferencë Elliott Abrams, i dërguari special i SHBA-ve për Venezuelën dhe Iranin.

Ai tha se ka "një kufi për atë që mund të them sepse nuk kam hequr dorë nga privatësia që do të na lejonte, kjo do të na lejojë të themi pak më shumë", duke shtuar se Venezuela është një vend "veçanërisht i vështirë" ku SHBA nuk "ka një ambasadë me një sektor konsullor në Karakas".

Të premten, Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, tha se një marins është kapur me armë dhe një sasi të madhe parash. Maduro tha se Heath ka shërbyer si marins në bazat e CIA-s në Irak.

Saab tha se Heath dhe tre të arrestuarit e tjerë janë përpjekur që të "mbushnin vendin me gjak", por autoritetet e Venezuelës neutralizuan planet e tyre.

Në gusht, një gjykatë në Venezuelë dënoi dy ish-ushtarë të forcave speciale amerikane me 20 vjet burg për përpjekje të dështuar për grusht shteti për të përmbysur qeverinë e Maduros në muajin maj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.