Safvan Allahverdi
06 Mars 2020•Përditësim: 06 Mars 2020
Qeveria amerikane njoftoi se marrëveshja për armëpushimin në Idlib e arritur mes Turqisë dhe Rusisë është shpresuese për lehtësimin e krizës humanitare dhe eliminimin e situatës së rrezikshme në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).
Departamenti Amerikan i Shtetit në një deklaratë me shkrim për gazetarin e AA-së lidhur me marrëveshjen e armëpushimit në Idlib theksoi: "Mbështesim armëpushimin turko-rus për të cilin shpresojmë se do të eliminojë situatën e rrezikshme në rajon dhe do të lehtësojë krizën humanitare të shfaqur si pasojë e sulmeve të kryera në rajon ndaj civilëve nga forcat e regjimit të Asadit, Rusisë, Iranit dhe Hizbullahut".
Bashkë me këtë SHBA-ja pret që të bisedojë me aleatin e saj të NATO-s, Turqinë detajet e armëpushimit thuhet në deklaratën ku theksohet se "Tashmë pjesa më e rëndësishme do të jetë që të shikohet zbatimi apo jo nga Asadi dhe mbështetësit e tij të kësaj marrëveshjeje ku parashikohet armëpushimi i vazhdueshëm".
Gjithashtu në deklaratë thuhet se e vetmja rrugë për t‘i dhënë fund konfliktit në Siri është sigurimi i armëpushimit dhe zgjidhja politike në kuadrin e rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).
Si rezultat i bisedimeve të zhvilluara dje në Moskë mes delegacioneve turke dhe ruse, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, njoftuan arritjen e një armëpushimi në Idlib të Sirisë.