Bota, Koronavirusi

SHBA, mbi 3,000 të vdekur nga koronavirusi

SHBA është bërë vendi me numrin më të madh të personave të infektuarv me koronavirus, ndjekur nga Italia, Spanja dhe Kina

Servet Günerigök   | 31.03.2020
SHBA, mbi 3,000 të vdekur nga koronavirusi

Washington
Numri i njerëzve në SHBA që kanë vdekur nga koronavirusi ka shkuar mbi 3,000, sipas të dhënave të publikuara të hënën vonë nga Universiteti Johns Hopkins, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas universitetit, numri i të vdekurve është 3,008 dhe janë konfirmuar 163.429 raste, ndërsa SHBA lufton për të frenuar përhapjen e virusit.

Më herët gjatë ditës, mjeku që drejton ekipin kundër koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë tha se pret deri në 200,000 vdekje nga koronavirusi nëse reagimi i SHBA-së ndaj shpërthimit është “pothuajse i përsosur”.

"Nëse i bëjmë gjërat së bashku mirë, pothuajse në mënyrë të përsosur, ne mund të kemi nga 100,000 deri 200,000 vdekje. Ne as nuk duam ta shohim diçka të tillë", tha Dr. Deborah Birx ndërsa fliste në emisionin televiziv në mëngjes.

Ndërkohë, Virginia, Maryland dhe District of Columbia urdhëruan banorët e tyre të qëndrojnë në shtëpi të hënën në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit ndërsa Florida lëshoi kufizime për disa banorë.

SHBA është bërë vendi me numrin më të madh të personave të infektuarv me koronavirus, ndjekur nga Italia, Spanja dhe Kina. Pasi virusi u shfaq në qytetin kinez Wuhan në dhjetor, që nga ajo kohë është përhapur në 177 vende dhe rajone.

Numri i të infektuarve në botë ka arritur në 784,314 raste të konfirmuara, me 37.638 vdekje dhe 165,288 janë shëruar nga sëmundja, sipas Universitetit Johns Hopkins. Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın