İdris Sülün
24 Gusht 2021•Përditësim: 24 Gusht 2021
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) brenda 24 orëve mes datave 23-24 gusht kanë evakuuar rreth 21.600 persona nga kryeqyteti i Afganistanit, Kabul, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë nga Zyra e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, thuhet se avionët e llojit C-17 dhe C-130 të ushtrisë amerikane brenda 24 orëve në datat 23-24 gusht me 37 fluturime kanë evakuuar rreth 12.700 persona, ndërsa me 57 fluturime të koalicionit kanë evakuuar 8.900 persona.
Kështu nga Kabuli janë evakuuar rreth 21.600 persona.
Me këtë SHBA nga 14 korriku deri më sot ka evakuuar rreth 58.700 persona nga Kabuli.
Gjithashtu që nga fundi i muajit korrik e deri më tani SHBA ka evakuuar gjithsej 63.900 persona nga Afganistani.