Canberk Yüksel
25 Prill 2017•Përditësim: 25 Prill 2017
NEW YORK (AA) – Dy të burgosur me dënim me vdekje, janë ekzekutuar të hënën me injeksion vdekjeprurës, në shtetin Arkansas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).
Marcel Williams, i dënuar për përdhunimin dhe vrasjen e Stacy Erricksonit në vitin 1994, është shpallur i vdekur në ora 22:33 (02:33 GMT e martë), 17 minuta pas nisjes së procedurave, ndërsa 90 minuta para se të skadojë urdhëri për ekzekutim.
I dënuari tjetër i cili është ekzekutuar nga autoritetet e burgut në Arkanzas, Jack Jones, është dënuar për përdhunimin dhe vrasjen e Mary Philipsit në vitin 1995.
Ai u shpall i vdekur në ora 9:20, 14 minuta pasi u injektua me substancën vdekjeprurëse midazolam.
Guvernatori Asa Hutchinson, tha se dy ekzekutimet paraqesin momente të rënda për popullin në Arkansas, ndërkohë që Prokurorja e Përgjithshme, Leslie Rutledge, tha se ekzekutimet do të sjellin paqe për familjet e viktimave.
Arkansas kishte tetë ekzekutime të planifikuara gjatë periudhës 11 ditore përpara fundit të prillit, kur skadon furnizimi me midazolam.
Një i burgosur u ekzekutua javën e kaluar, ndërkohë që vendimet gjyqësore ndaluan tri ekzekutimet e para.