Mustafa Melih Ahıshalı
13 Janar 2019•Përditësim: 14 Janar 2019
TEHERAN (AA) - Autoritetet e Iranit kanë ekzekutuar dënimet me vdekje ndaj tre të dënuarve për pjesëmarrje në vjedhjen e një argjendarie, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekzekutimi me varje u krye në krahinën Gohgiluye dhe Buyer Ahmed në jugperëndim të Iranit.
Agjencia e lajmeve të Iranit IRNA raporton se prokurori Gulamriza Mezari ka thënë se tre të ekzekutuarit u dënuan për vjedhjen në të cilën u vra pronari i një argjendarie.
Të ekzekutuarit ishin anëtarë të një rrjeti vjedhësish, të cilët kryesisht shënjestronin argjendaritë dhe bizneset që shisnin mallra të shtrenjta.