Seda Sevencan
09 Gusht 2020•Përditësim: 10 Gusht 2020
SHBA-ja do të ulë nivelet e trupave në Afganistan në më pak se 5.000 deri në fund të nëntorit, tha shefi i Departamentit të Mbrojtjes (Pentagon), Mark Esper, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e Pentagonit do të informojnë Kongresin për planin dhe "SHBA-ja duhet të sigurojë që nuk ka ndonjë kërcënim terrorist kundër saj kur të largohet nga Afganistani", tha Esper në një intervistë për Fox News.
Ndërkaq, më 4 gusht, presidenti amerikan Donald Trump tha në një intervistë për Axios se Shtetet e Bashkuara janë tërhoqur nga Afganistani në një masë të konsiderueshme dhe se numri i trupave atje së shpejti do të ulet në 8.000.
Trump gjithashtu tha se SHBA-ja do të ulë trupat në mes 4.000 dhe 5.000 në Afganistan deri në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.