Bota, Koronavirusi

Afrikë, rastet me COVID-19 arrijnë në rreth 1 milion e 40 mijë

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 553.188 raste, Egjipti me 95.314 dhe Nigeria me 46.140 raste

Adam Abu-bashal  | 09.08.2020 - Përdıtësım : 09.08.2020
Afrikë, rastet me COVID-19 arrijnë në rreth 1 milion e 40 mijë

Abuja

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.039.678 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 14.209 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.039.678 numrin e rasteve, ndërsa me 413 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 22.966.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut, me 10.210, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 4.992 dhe në Algjeri 1.293 vdekje.

Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritrea nuk janë raportuar vdekje deri më tani.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 553.188 raste, Egjipti me 95.314 dhe Nigeria me 46.140 raste.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë është 723.688.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın